26
Apr

Info Mbi Bishtëzezën

Info dhe të dhena mbi bishtzezën (a.k.a. Sarago, Spalca)A e dinit qe bishtzezat lindin 99% meshkuj dhe vetëm pasi arrijnë peshën 400-500 gr?Natyra vendos nëse cdo ekzemplar do vazhdojnë të jetë mashkull apo do kthehet në femër.

A e dinit që ushqimi i preferuar i bishtzëzave është iriqi i detit dhe midhjet? Te parin e çan me goditje ballore ndërsa të dytin duke përdorur dhembet e fortë që ka. Në këtë mënyrë mund të dallojmë dhe se me çfarë është ushqyer bishtzeza që kemi kapur pasi ato që ushqehen me iriqa mund të kenë gjëmba të ngulur ndërsa ato që ushqehen me midhje kanë dhëmbët e prishur. A e dinit sa është mosha e një bishtzëze 1 kg? Disa thonë 2-3 vjec disa 5. Për të patur një përgjigje të saktë duhen mare parasysh disa parametra.

1 – Sa dhe cfare lloj ushqimi ka në zonën ku jeton, a ka apo jo bollëk ushqimi?

2 – Sa gjuhet zona në të cilën jeton dhe me cfarë? Pra nëse në zonen ku jeton rrjetat dhe lloje të ndryshme peshkimi përdoren ditë e natë, atehërë bishtzeza qëndron shumë në zgavra, gjë që do të thotë se nuk ushqehet mjaftueshëm.

3 – Nëse vendi ku jeton përbëhet nga vende ku mund të fshihet e sigurtë, atëhere aty gjejmë dhe bishtzeza vendase gjithmonë nëse ka ushqim në zonë. Nëse prsh ne mbledhim te gjithe iriqat, midhjet e zones si dhe kastravecin e detit atëherë katastrofa është afër pasi ato do të largohen dhe ne do te kemi mundesinë ti gjejmë vetëm në periudhën e shumimit dhe “nëse do ti gjejmë“.

4 – Një bishtzezë që jeton në ujërat e thella, pjesën më të madhe të vitit zakonisht është e mire ushqyer, atje ajo gjen më shumë ushqim por vetë natyra e bishtzezës e bën që të afrohet edhe në ujëra të cekta pasi i pëlqen dielli.

Duke mare parasysh të gjitha keto që thamë më sipër, bishtzeza jonë e dashur besojmë se çdo vit rritet rreth 80-100 gr,dmth një bishtzezë 400 gr duhet të jetë rreth 4 vjeç dhe në atë moshë arrin pjekurinë. Nëse është femer dhe e lejojmë të jetojë do të na japë shum bishtzeza të vogla dhe nesër do të kemi më shumë peshk për të gjithë.

Atëherë përgjigja e pyetjes sonë është: një bishtzezë 1 kg duhet të jetë rreth 8.5 – 12 vjeç.

Informacionet janë marrë nga Tasos Chalaris