Peshkimi nënujor në zhytje të lirë është një sport sa i bukur, aq edhe i rrezikshëm nëse nuk respektohen me rigorozitet udhëzimet lidhur me sigurinë. Siguria është tema më e rëndësishme e kësaj faqeje dhe udhëzimet lidhur me të nuk duhen neglizhuar për asnjëlloj arsye.
Fatkeqsisht në këtë sport dhe në zhytjen e lirë çdo vit humbin jetën kolegë kryesisht prej vetëbesimit të tepruar ose prej neglizhencës lidhur me sigurinë. Të mos harrojmë që asnjë lloj suksesi në këtë sport nuk ka vlerë nëse vëmë në rrezik jetën tonë.
Ne të Spearfishing Albania Team jemi shumë të ndejshëm ndaj ruajtjes se ekosistemit nënujor Shqiptar. Çdo gjë lidhur me këtë sport që është në kundërshtim me etiken tonë është fortësisht e dënueshme.
Ka disa praktika të cilat për fat të keq aplikohen akoma në territorin Shqiptar të cilat nuk janë aspak sportive. Praktika të tilla dëmtojnë mjedisin nënujor dhe sjellin pasoja afatgjata. Pjesa më e madhe e këtyre praktikave janë të ndaluara me ligj në vendet e tjera dhe dënimet për to variojnë nga konfiskime pajimesh, gjoba e deri në burg.
Qëllimi i faqes www.spearfishingalbania.com është edukimi nëpërmjet ndarjes së pasionit për gjuetinë nënujore në apnea sipas standarteve të duhura, duke mbajtur fokusin tek siguria dhe mbrojtja e mjedisit nënujor shqiptar.
Në këtë faqe anëtarët ndajnë praktikat më të mira, problematikat si edhe sugjerimet e tyre për çështje të ndryshme që i perkasin këtij sporti. Të gjithë të apasionuarit janë të ftuar të japin kontributin e tyre në artikuj e media informuese.